Live

Ukraina lëshon valë dronësh drejt Moskës

09:38 / 28 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sulmi i madh me dronë ukrainas gjatë natës së të martës deri të mërkurën çoi në pezullimin e fluturimeve në të paktën dy aeroporteve të Moskës, Vnukovo dhe Zhukovsky, thanë autoritetet ruse.

Ministria e mbrojtjes tha se 112 dronë ukrainas shënjestruan gjashtë rajone të ndryshme.

Dronët rusë goditën qytetin ukrainas të Kharkiv, duke plagosur tetë persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori ushtarak rajonal të mërkurën në mëngjes.

Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan një alarm për sulm ajror për shkak të dronëve në rajone, duke përfshirë Kharkiv, Sumy, Odesa, Kiev dhe të tjera, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet ruse e shpërfillën përsëri Donald Trump pasi presidenti amerikan tha se Vladimir Putin po “luante me zjarrin” dhe po e vinte Rusinë në rrezik për “gjëra vërtet të këqija”.

Shpërndaje në

U Kopjua