Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar zgjidhjen e tij për problemin shqetësues të mbeturinave, duke theksuar se situata aktuale është alarmante.
Sipas tij, Prishtina gjeneron rreth 80 mijë tonë mbeturina çdo vit, ndërsa ka në dispozicion vetëm 16 kamionë për t’i mbledhur ato. Për këtë arsye, qytetarët çdo ditë përballen me kontejnerë të stërmbushur, erë të rëndë dhe, siç theksojnë banorët, edhe me shfaqjen e minjve nëpër lagje.
Ismaili prezantoi planin e tij për një qytet të pastër 24/7, që përfshin:
Shtimin e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave, transmeton Klankosova.tv.
Vendosjen e 2,100 kontejnerëve të rinj në çdo lagje të kryeqytetit.
Hapjen e një deponie të re për mbeturina të vëllimshme dhe ndërtimore.
“Një Prishtinë e pastër është një Prishtinë me të cilën krenohemi. Ka ardhë koha për jetë normale në qytetin tonë,” tha Ismaili.