Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me një grup pensionistësh të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e tyre, ankesat dhe për mënyren se si po trajtohen nga qeverisja aktuale.
Gjatë takimit, Ismaili ka theksuar se pensionistët, të cilët i ka quajtur “gjenerata e artë që e kanë ngritur Prishtinën me punë e sakrificë”, meritojnë trajtim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese.
Ai premtoi disa masa konkrete që do të ndërmerren në qeverisjen e tij, duke përfshirë lëvizjen falas me autobusë, qasje prioritare në shërbime komunale dhe shëndetësore, hapësira të dedikuara për jetë komunitare si dhe rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.
Postimi i plotë i Ismailit:
Momente nga bashkëbisedimi ynë me gjeneratën e artë që e ka ngritur Prishtinën me punë e sakrificë – pensionistët e qytetit.
Në qeverisjen time, ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon!
Lëvizje me autobus falas.
Qasje prioritare në shërbime komunale e shëndetësore.
Hapësira të dedikuara për jetë komunitare.
Rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta.
Bashkë do ta bëjmë Prishtinën qytet për të gjithë! #KohaPerPrishtinen”