Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas i ka bërë thirrje Izraelit të hetojë rastin pasi trupat e IDF-së qëlluan pranë një delegacioni diplomatësh të huaj në Bregun Perëndimor të mërkurën.
“Kam dëgjuar për incidentin në Jenin sot, ku Forcat Mbrojtëse të Izraelit qëlluan me armë paralajmëruese, por prapë qëlluan drejt një grupi diplomatësh që po i afroheshin kampit të refugjatëve brenda një vizite të organizuar nga Autoriteti Palestinez”, tha Kaja Kallas.
“Çdo kërcënim ndaj jetës së diplomatëve është i papranueshëm. Pra, meqenëse Izraeli është gjithashtu nënshkrues i Konventës së Vjenës, dua të them detyrimin për të garantuar sigurinë e të gjithë diplomatëve të huaj, mendoj se kjo është e rëndësishme”, vijoi tutje ajo.
Një grup diplomatësh rajonalë, evropianë dhe perëndimorë po qëndronin pranë hyrjes së kampit të refugjatëve në Jenin në një mision zyrtar për të vëzhguar situatën humanitare kur dëgjuan të shtëna me armë zjarri pak para orës 14:00.
Megjithatë, nuk ishte e qartë se nga erdhën të shtënat, tha një punonjëse ndihme e paidentifikuar.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se, ndërsa vizita ishte miratuar, delegacioni “devijoi nga rruga e miratuar” dhe ushtarët izraelitë qëlluan me të shtëna paralajmëruese për t’i distancuar ata nga zona. Nga ky rast nuk kishte mbetur askush i lënduar.