Ka më shumë se dy orë prej kur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.
Ajo ka pranuar një ftesë javën e kaluar për t’u paraqitur në këtë institucion për disa raste të korrupsionit.
Ajo është parë e vetme teksa futej në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse do të deklarohet para mediave pas intervistimit./Kosovalive.net