Live

Vdekja e Tina Kaidanow, Osmani: Mbështetëse e shquar e vendit tonë, udhëheqëse e guximshme

22:50 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes, miqtve dhe kolegëve të Ambasadores Tina Kaidanow, e cila vdiq sot. Kaidanow ishte Ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e pavarur. 

Osmani ka thënë se Kaidanoë ishte një udhëheqëse e guximshme që luajti rol thelbësor në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë. Tina ishte një udhëheqëse e fortë dhe e guximshme që luajti një rol thelbësor në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj. Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj ndërsa ne të gjithë vajtojmë humbjen e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...