Live

Vdes gruaja gjatë operacionit, hetohet mjeku në Durrës për neglizhencë

14:31 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë

Shpërndaje në

U Kopjua