Shkurte Zeka, e cila u aksidentua më 20 gusht në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, vdiq mbrëmë në QKUK.
E ndjera ishte duke u trajtuar nën kujdesin intesiv, që nga dita kur u aksidentua.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi Shaqir Uka, Shef i Intensivës.
“Fatkeqësisht e lënduara ka vdekur mbrëmë, pasi nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra”, tha Uka.