Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makoc të Prishtinës, ku dy vetura janë përplasur ballë për ballë.
Si pasojë e përplasjes, një nga të lënduarit, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, pati bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.