Ka vdekur Arjan Salihu, i cili punonte si inspektor në komunën e Pejës.
Lajmin për vdekjen e tij a ka dhënë pikërisht drejtoria ku punonte.
“Inspektor Salihu do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrës. Ai ishte një shembull i shkëlqyer i një zyrtari të ndershëm dhe një qytetari të përkushtuar për mirëqenien e të tjerëve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Pejës:
Me pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të inspektorit Arjan Salihu. Humbja e tij është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe komunitetin që ai ka shërbyer me përkushtim dhe dinjitet.
Inspektor Salihu do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrës. Ai ishte një shembull i shkëlqyer i një zyrtari të ndershëm dhe një qytetari të përkushtuar për mirëqenien e të tjerëve.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. U prefsh në paqe, inspektor Arjan Salihu. Kujtimi yt do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve që të njohën dhe të çmuan.