Ka vdekur në moshën 84 vjeçare Abdi Baleta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD-së.
Top Channel shkruan se Baleta është lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.
“Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SHBA.
Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995”, shkruan TCh..
Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”, transmeton Klankosova.tv.