Live

Vdes një 58-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit

18:08 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese kolektive.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima është 58-vjeç.

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua