Është ndarë nga jeta veprimtari kombëtar, Ilmi Ramadani.
“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, bashkëveprimtarit të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Ilmi Ramadani”, thuhet në njoftimin e kësaj dege në Facebook.
Ata e quajtën Ramadanin atdhetar të paepur dhe indelektual që idealin për liri e mbajti mbi gjithcka.
“Ilmi Ramadani do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri i përkushtuar, atdhetar i paepur dhe intelektual që idealin për lirinë e vendit e mbajti mbi gjithçka. Largimi i tij është humbje e madhe për familjen, bashkëveprimtarët dhe gjithë shoqërinë”.
“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve dhe të gjithë të afërmve”.
“Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Ramadanit!’