Live

Vdesin 16-vjeçaret nga Kërçova, shkak aksidenti me mototçikletë

21:23 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

16-vjeçaret nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.

Sipas Tetovanews, të miturat ishin nxënëse në Shkollën e Mesme e Muzikës “Drita” në Kërçovë.

Administrata e shkollës “Drita” shprehu ngushëllimet për humbjen e Erionës dhe Albinës.

“Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim, sipas Tetovanews, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua