Live

Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë!

16:37 / 02 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Në Suharekë është vendosur sot gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit!

Projketi parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6,583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+, raporton Klankosova.tv.

Stadiumi pritet të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme, ka bërë të ditur drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Shpërndaje në

U Kopjua