Më datë 06.01.2025, në Stacionin Policore Mitrovicë Veri është raportuar rasti “Sulm”, ku një person i dyshuar kishte hedhur një shishe qelqi drejt një person tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (Z.R), 33 vjeç.
Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar.