Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Verma përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se në këtë takim premtoi mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj.
Ai mes tjerash shtoi se koordinimi mes qeverive është thelbësor për një partneritet konstruktiv.
”Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Premtova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj dhe e falënderova Kryeministrin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe afganëve në nevojë. Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv”, shkroi Verma.