Live

Vesa Broja mbështet Arian Tahirin: Si dy të rinj, me Mitrovicën gjithmonë në zemër

20:49 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ish-asambleistja më e votuar në Mitrovicë dhe kryetarja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, ka dalë në mbështetje të pakushtëzuar të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, bashkëpartiakut të saj, Arian Tahirin.

“Si dy të rinj, me Mitrovicën gjithmonë në zemër, kemi bërë shumë rrugë bashkë me Arianin. Së bashku do ta bëjmë edhe këtë!

Mitrovica nuk ndalet. Mitrovica është familja jonë e madhe”, ka shkruar Broja në një postim të shoqëruar edhe me një fotografi në njërin nga sheshet e Mitrovicës.

Shpërndaje në

U Kopjua