Katër persona raportohet të jenë lënduar nga vetaksidenti i veturës së Policisë në Jashanicë të Klinës, të enjten.
Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, i cili thotë se fillimisht u njoftua se të lënduar kishin mbetur gjashtë persona, por që sipas Spitalit Rajonal, ata kanë pranuar vetëm katër të lënduar.
Daci shton se njëri nga të lënduarit, është në gjendje më të rëndë, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse, ajo që ngre pikëpyetje sipas Dacit, është se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nuk dha numrin e të lënduarve.