Policia në Pejë ka dhënë detaje për vetaksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Qungur.
Në njoftim thuhet se shoferi nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e më pas e ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë të betonit.
Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.
Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.