Një i moshuar dyshohet se është goditur nga një veturë te “Rruga C”.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, i moshuari shihet i shtrirë në rrugë, derisa qytetarët përreth vërehen duke i dhënë ndihmë.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë dhe me policinë, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.