Live

Vetura e KFOR-it aksidentohet me një veturë në Emshir

17:18 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture me rimorkio dhe një veture të KFOR-it.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se aksidenti ka ndodhur në lagjen Emshir të kryeqytetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Shpërndaje në

U Kopjua