Live

Vetura merr flakë në mes të natës në Zveçan, nuk raportohet për të lënduar

09:49 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Në rrugën “Vllade Qetkoviq” në Zveçan është raportuar një rast zjarri ku është përfshirë një automjet.

Policia e Kosovës njofton se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rr. Vllade Qetkoviq, Zveçan 22.08.2025 – 01:04. Është raportuar se është djegur një automjet, njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. 

Shpërndaje në

U Kopjua