Arsenali ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit suedez Viktor Gyokeres, i cili vjen nga skuadra portugeze Sporting Lisbon.
Lajmi është konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht nga klubi londinez, përmes postimeve në rrjetet sociale. Sulmuesi 27-vjeçar ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën gjatë ditës së sotme.
Gyokeres mbërrin në Emirates pas një sezoni fantastik me Sportingun, ku regjistroi një shifër të jashtëzakonshme prej 97 golash në 102 ndeshje – një mesatare që e ka bërë një nga emrat më të kërkuar në Evropë.
Edhe në nivel ndërkombëtar, ai ka treguar formë të jashtëzakonshme, me 12 gola në 17 paraqitje të fundit për Suedinë.
