Live

Vrasja e 29-vjeçarit në Durrës, policia: Po bëhet krehja e zonës dhe kontroll për kapjen e autorëve

08:25 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në orët e para të mëngjesit në Durrës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri i riu me inicialet  E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton Abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje në

U Kopjua