Live

Vrasja në Mitrovicë, Policia jep detaje se çfarë gjeti pas bastisjes së banesës

10:32 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e së premtes në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mësoi ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e vrau me gjashtë plumba viktimën në Mitrovicë, bëhet fjalë për Valdrin Salihu – që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Sinjali dje raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 45-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

E Policia e Kosovës mbrëmë lëshoi një komunikatë, duke identifikuar të dyshuarin dhe kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut.

Policia ka bërë të ditur se ka bastisur shtëpinë që është shfrytëzuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë, teksa dorasi vazhdon të ndodhet në kërkim policor.

Shpërndaje në

U Kopjua