Live

Vuçiq: Dialogu strategjik nuk do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, por marrëdhëniet tona po ndryshojnë për mirë

13:06 / 11 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se dialogu strategjik ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, veçanërisht jo për Kosovën, por tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve po ndryshojnë për mirë.

“Dialogu strategjik nuk është diçka që do të zgjidhë problemet, veçanërisht rreth Kosovës, por mundësi të rëndësishme, të mëdha dhe qeveritë e ardhshme në Serbi dhe administratat në SHBA. Ne jemi një vend i vogël për ta, por besoj se për herë të parë ata kanë treguar interes për një dialog strategjik me Serbinë, që do të thotë se marrëdhëniet tona kanë ndryshuar për mirë”, tha Vuçiq në një fjalim të përbashkët me zyrtarin amerikan Richard Verma.

Ndërkaq, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, tha se sanksionet amerikane kundër NIS janë të drejtuara kundër Rusisë, jo kundër Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...