Live

VV-ja në Prishtinë lëshon seancën, s’e voton buxhetin për vitin 2025

11:34 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës e kanë lëshuar mbledhjen derisa po diskutohej i buxheti i kryeqytetit për vitin 2025.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se si parti nuk janë konsultuar në lidhje me buxhetin e propozuar.

Ai ka thënë se ky buxhet nuk i shërben Prishtinës por që “është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake”.

“Nuk i keni votat e nevojshme, e keni sjell draftin e njëjtë, mendësi të njëjtë. Siç e dini ky është një moment vendimtarë që determinon vizion për zhvillim. Është moment kritik dhe se VV-ja nuk mund të mungojë siç nuk ka munguar asnjë herë në raste të tilla. Kemi përkrahur dhe kemi mbështetur çdo iniciativë që është në të mirë të kryeqytetit. Për këtë buxhet as nuk jemi pyetur as nuk jemi konsultuar. Vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet nuk i shërben Prishtinës, por është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK-së për interesat e tyre partiake, për ta shtyre përpara agjendën zgjedhore”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...