Live

VV ‘nënçmon’ të gjeturat ndërkombëtare për rënien e lirisë së medias në Kosovë

12:55 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit po i atribohet qasjes së Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, të gjeturar ndërkombëtare për këtë rënie po ‘nënçmohen’ pikërisht nga VV.

Zëdhënësi i tyre, Arlind Manxhuka, ka tentuar që në Facebook, ta përgënjeshtrojë rezultatin e raportit të “Reporterëve pa Kufinj”, transmeton Klankosova.tv.

Ai madje ka pretenduar se ata që po reagojnë sot, kanë dhënë përgjigje para përpilimit të raportit.

“Këta që sot po reagojnë “të çuditur” me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë.

Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po “çuditen”.

Shpërndaje në

U Kopjua