Live

Walker nga Reçaku: Do të isha krenar po të varrosesha këtu

16:17 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26 vjet pas ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre.

Walker tha se dje është pyetur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe para një jave nga kryeministri Albin Kurti nëse do të donte të bëhej shtetas i Kosovës.

“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Me këtë në mendje, kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak”, tha Walker.

Gjatë homazheve në Reçak, Walker tha se çdo vit mbetet i mahnitur nga numri i njerëzve që e vizitojnë Reçakun.

“Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...