Live

Xabi Alonso prezantohet te Real Madridi: Epoka jonë nis tani

14:30 / 26 Maj 2025

Nga Kosova Live

Xabi Alonso ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në vitin 2018. Në konferencën e parë si trajner i “galaktikëve”, Alonso ka thënë se është gati për të nisur një epokë të re në skuadër.

“Pa dyshim, për mua, kjo është një ditë shumë e veçantë. Një ditë që do ta shënoj në kalendarin tim për gjithë jetën. Jam shumë i lumtur që jam këtu, në atë që e ndiej si shtëpinë time. Lidhja me Real Madridin nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari dhe që kur hyra në Valdebebas një orë e gjysmë më parë, kjo ndjenjë është rilindur.”

Kam ndjesinë se ky është fillimi i një epoke të re. Florentino, faleminderit shumë për besimin tënd. Ndjej se tifozët, tifozët e Real Madridit, janë të entuziazmuar për të filluar këtë epokë të re, për t’u rritur dhe për ta bërë historinë e këtij klubi edhe më të madhe. Faleminderit edhe familjes sime, të cilët janë ata që më shoqërojnë gjithmonë.

Para se të filloj të flas për fazën e re, nuk dua të harroj të flas për fazën që sapo ka mbaruar. Karlo ishte trajneri im, një person i shkëlqyer dhe një ndikim i madh. Pa mjeshtërinë e tij, ndoshta nuk do të isha këtu. Unë marr përsipër dhe vazhdoj trashëgiminë e tij me nder dhe krenari të madhe. Shpresoj të mund t’i përmbush pritshmëritë dhe ta çoj klubin në të gjitha vendet ku të gjithë besojmë se mundemi.

Po hyjmë në një epokë të re në të cilën ndiej se klubi dhe tifozët janë të bashkuar. Ne kemi një ekip të shkëlqyer, kemi lojtarë fantastikë dhe potencial shumë të mirë. Kjo më jep arsye për të ardhur këtu me shumë energji dhe entuziazëm . Jemi të bindur se mund të arrijmë gjëra të rëndësishme, të denja për Real Madridin dhe këto Kupa Evropiane.

Duam t’i bëjmë tifozët krenarë, t’u përcjellim emocione dhe gëzim. Lërini njerëzit të shkojnë në stadium për t’u argëtuar. Nëse mund ta ndezim këtë, do të kemi një forcë të pandalshme. Jemi të bindur se mund të bëjmë gjëra të bukura”, ka thënë Alonso.

Shpërndaje në

U Kopjua