Ish-deputeti Zafir Berisha ka reaguar me ashpërsi ndaj prokurorit Mehdi Sefa, të cilin e quan “debill”, si dhe ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarëve të urbanizmit në Prizren dhe për akuzat politike kundër bashkëpartiakëve të tij.
“Manipulanti dhe ‘Bursisti i Sorosit’ Hajrulla Çeku, i cili në politik është futur përmes labirintheve të Veton Surroit dhe një OJQ që financohet nga fonde të dyshimta, sot e paska përdorën çanaklëprësin Bislim Bislimi për t’i sulmuar me të pavërteta rivalët politik në Prizren”, ka shkruar Berisha.
Ai ka përmendur rastin e “Sarajeve të Vjetra” në Prizren, duke pretenduar se organet përgjegjëse kanë heshtur me qëllim dhe se ministri Çeku ka shpallur këtë objekt monument të mbrojtur pa njoftuar komunën.
Në reagimin e tij, Berisha ka vazhduar: “Lojrat e Hajrës nuk do të kishun efekt, nëse padia e tij mos të bie në dorën e një prokurori debill i cili përkundër se i ka ditur të gjitha këto që i thash më lartë, për me ja bë qefin kumar Hajrës, ngre aktakuzë kundër dy zyrtarëve të urbanizmit në Prizren”.
Ai e ka akuzuar ministrin në detyrë Çeku se po i përdor institucionet për hakmarrje politike, duke paralajmëruar se të njëjtat metoda po tenton t’i zbatojë edhe në Prishtinë.
Postimi i plotë:
“Manipulanti dhe “Bursisti i Sorosit” Hajrulla Çeku, i cili në politik është futur përmes labirintheve të Veton Surroit dhe një OJQ që financohet nga fonde të dyshimta, sot e paska përdorën çanaklëprësin Bislim Bislimi për t’i sulmuar me të pavërteta rivalët politik në Prizren.
Për hirë të opinionit, do t’i ripërsërisë disa nga të vërtetat rrethë Sarajit të Vjetër në Prizren që dihen, por për të cilat heshtet me qëllim.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në kërkesën e investitorit ka dhën leje dhe pëlqim nr. 67/2019 i datës 14.10.2019 të cilën më vonë e anulon Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës të cilin kontestë investitori e fiton në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të cilën i jepë të dtejtë edhe ministria MPHI.
Lidhur me “Sarajet e Vjetëra” në Prizren dhe zvillimeve rrethë këtij objekti qëllimishtë kanë heshtur zyrtarët e MKRS-së, ata të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ata të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore e Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Në janar të 2024 pasi organet e lartëpërmendura nuk i përgjigjen zyrtares së urbanizmit lidhur me statusin e Sarajit të Vjetër sipas ligjit, ajo vazhdon dhënjen e pëllqimit sipas Hartës Zonale.
Në këtë moment aktivizohet manipulanti Hajrulla Çeku dhe në marsin e 2024 me vendim këtë objektë e shpallë monoment në mbrojtje të përhershëm, për të cilin vendim nuk i njofton organet Komunale në Prizren.
Duke mos qenë në dijeni për këto lojra djallëzore të Hajrës, DUPA në Prizren lëshon leje në kërkesën e qytetarit, i cili për vite të tëra është intetesu për me u pajisën me leje ndërtimi.
Pas këti kurthi të qëllimshëm, aktivizohet Hajra me një konferencë shtypi ku bën një dyzin akuzash për kryetarin dhe zyrtarët e Prizrenit duke bër edhw një pati në Prokurori.
Mirpo duke qenë një fundërrin dhe mashtrues ordiner si shefi i vetë, Hajrulla Çeku prokurisë nuk i afroj, a ka ndërmarrë veprime juridike sipas legjislacionit ne fuqi kur një objekt hyn nën mbrojtje të përhershme, duke njoftuar komunën përkatese (nuk është bër), a është bër valorizimi i objektit (i cili nuk është bërë) a është bër regjistrimi si objektë i mbrojtur në librat kadastral në nivel lokal dhe në Agjencionim Katastral të Kosovës (nuk është bër) a është liruar objekti nga tatimi në pronë si objektë i mbrojtur (nuk është bër) që i bije se kur është dhënë leja këtij onjekti fare nuk ka qenë zonë e mbrojtur e as aset i trashegimisë…
Lojrat e Hajrës nuk do të kishun efekt, nëse padia e tij mos të bie në dorën e një prokurori debill i cili përkundër se i ka ditur të gjitha këto që i thash më lartë, për me ja bë qefin kumar Hajrës, ngre aktakuzë kundër dy zyrtarëve të urbanizmit në Prizren
Manipulanti Çeku i trimëruar se i dhezi mashtrimi në Prizren, dje u mundu ta paralajmroj edhe rivalin politik Përparim Rama në Prishtin se radhën e ke t’i.
Mirpo manipulanti Çeku, po harron se në prokurorin e Prishtinës nuk ka debilla si Medi Sefa.