Një përfaqësues i ish-presidentit amerikan, Joe Biden ka zbuluar detaje të reja mbi diagnozën e tij të kancerit të prostatës.
Në një deklaratë për disa media të martën, përfaqësuesi i 82-vjeçarit tha se ai bëri testin e Antigjenit Specifik të Prostatës në vitin 2024, kur ai ishte në fillim të të 70-ave, dhe se Bideni nuk ishte diagnostikuar me kancer deri të premten, 16 maj.
“Testi i fundit i Bidenit ishte në vitin 2014. Para të premten, presidenti nuk ishte diagnostikuar kurrë me kancer të prostatës”, tha zëdhënësi.
Testi PSA është një test gjaku që kontrollon “antigjenin specifik të prostatës (PSA) në gjakun tuaj. PSA është një proteinë e prodhuar nga indet kancerogjene dhe jo kanceroze në prostatë, një gjëndër e vogël që ndodhet poshtë fshikëzës së urinës tek meshkujt”, sipas Mayo Clinic.
Shumica e diagnozave të kancerit të prostatës zbulohen kur sëmundja është në fazat e hershme dhe nuk është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Vetëm 8 për qind e rasteve të kancerit të prostatës diagnostikohen pasi sëmundja është përhapur në pjesë të tjera të trupit, siç është rasti me atë të Bidenit.