Live

Zbulohet parcela me 1000 fidanë kanabisi në Libofshë, arrestohet një 63-vjeçar

11:23 / 30 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka ndërhyrë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, ku fidanët ishin mbjellë dhe po kultivoheshin në mënyrë të fshehtë. Pas zbulimit, bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies në vendngjarje, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në përfundim të veprimeve hetimore është arrestuar autori i dyshuar, një 63-vjeçar me inicialet A. M., banor i zonës. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se ishte përgjegjës për kultivimin e fidanëve.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë veprimtari janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua