Policia e Kosovës, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit “kanabis sativa” në një fshat të rajonit të Gjilanit, Zhegoc.
Për Klankosova.tv, Bajram Krasniqi, zëdhënës për Policinë e Kosovës, ka thënë se këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi.
“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe.