Fundi i luftës duhet të jetë fitore për presidentin amerikan, Donald Trump, e jo për Vladimir Putinin, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Deklarimi i Zelenskyt vjen pas thirrjeve të Trumpit që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë, derisa kërcënoi me sanksione Moskën nëse paqja s’arrihet së shpejti.
“Unë mendoj se çështja e përfundimit të luftës në Ukrainë duhet të jetë një fitore për Trumpin, jo për Putinin. Putini s’është askush për të. Amerika është shumë më e fortë, Evropa është shumë më e fortë, Kina është më e fortë se Rusia. Ata janë të gjithë lojtarë”, ka deklaruar Zelensky në një intervistë për Bloomberg TV.
Luftime të rrepta po zhvillohen në rajonin e Kurskut mes trupave ruse dhe ukrainase. Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamje të sulmeve masive ndaj c
Ai ka shtuar se lufta e Putinit ka treguar paaftësinë e Rusisë për të pushtuar tërë Ukrainën.
“Ata (rusët) janë më të mëdhenj. Kanë më tepër armatim dhe s’i kursejnë njerëzit. Ne po mbrojmë veçanërisht Evropën, vendet e NATO-s dhe Putini do të shkojë atje. Kjo është arsyeja pse Trumpi duhet të dalë në krye. Ai është i aftë të bëjë këtë”, ka shtuar ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmirty Peskov, ka thënë se Rusia nuk sheh asgjë të re në kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione.
Presidenti i Ukrainës tutje është shprehur se presidenti amerikan duhet të arrijë një marrëveshje që t’ia pamundësojë Putinit vijimin e agresionit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të martën ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta paguajë faturë
Zelensky ka shtuar se palët duhet të kenë një plan para se të nisin diskutimet direkte me Putinin.