Live

Zgjedhjet në Kosovë e Gjermani, ambasadori Rohde ka një thirrje për qytetarët

16:18 / 08 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka uruar të gjithë qyetarët me rastin e Vitit të Ri.

Përmes një reagimi në rrjetin social ”X”, ai u shpreh se dëshiron të shoh një vit të mirë.

“Përshendetje për të gjithë. Së pari më lejoni t’ju uroj vitin e ri 2025. Pas katër viteve në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Katër vjet me plot ngjarje. Dhe unë dua të shoh një vit të mirë. Gjermania dhe Kosova kanë lidhje shumë speciale mes vete. Nuk ka të bëjë vetëm me diasporën, por edhe me shumë projekte të cilat i kishim së bashku”, u shpreh ai.

Rohde ka folur edhe lidhur me proceset zgjedhore që do të mbahen në Kosovë dhe Gjermani.

Ai ka pasur një mesazh për qytetarët e këtyre dy vendeve.

”Kemi edhe dy ngjarje shumë të mëdha në shkurt, Kosova ka zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Kështu që unë apeloj për të votuar sepse është e rëndësishme të kontribuoni për të ardhmen. 2025-ta do të jetë një vit me plot sfida,sigurisht”, ka thënë ambasadori.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 9 shkurt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...