Live

Zhegrova nga minuta e parë me Lille ndaj Saint-Etienne

20:51 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova do të startojë në ndeshjen e Lille ndaj Saint-Etienne, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.

Sfida starton nga ora 20:45.

Teksa një lajm i mirë është edhe se futbollisti kosovar, Edon Zhegrova do të luaj nga minuta e parë.

Zhegrova pas grumbullimit me kombëtare ka pasur një telashe pas ishte përjashtuar nga Kosova, për shkak se kishte thyer rregullat, mirëpo kjo nuk i ka prishur punë tek Lille, anësorit dardan.

Ai është në formë të mirë me skuadrën e tij dhe ka realizuar katër gola në këtë fillim sezon.

Shpërndaje në

U Kopjua