Live

Zjarr në Kojskë të Lipjanit: Digjet ushqimi i kafshëve, pëlcasin xhamat e një shtëpie (FOTO)

19:31 / 21 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një zjarr ka ndodhur sot në fshatin Kojskë të Lipjanit.

Në pronat e njërit prej banorëve, zjarri ka shkaktuar goxha dëme.

Madje ai deklaroi për Klankosova.tv se si shkak i nxehtësisë së madhe kanë pëlcitur edhe xhamat e shtëpisë.

“Po, në pronat e mia ka shpërthyer zjarri. Aty jemi në vendin e ngjarjes bashkë me policinë dhe zjarrfikësit. Të lënduar nga ky zjarr nuk ka”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

“Zjarri ka shkaktuar dëme. E ka djegur ushqimin e kafshëve që e kemi pasur. Po ashtu nga nxehtësia kanë kërcitur disa xhama të shtëpisë. Po ashtu edhe një pjesë e kashtës është djegur. Tani do të japë edhe një deklarim në polici”, tha ai për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua