Në 24 orët e fundit në Shqipëri, raportohet se 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Kështu tha për “Ora Shtatë”, gazetari Martin Marku, transmeton Klankosova.tv.
“Vazhdojnë të jenë problematike, të paktën në zonat e banuara të Shqipërisë. Ka territore të cilat banorët janë evakuuar për shkak të prezencës së madhe të tymit, kryesisht në zonën e jugut, më konkretisht në qarkun e Vlorës”, u shpreh Marku.
Tutje, Marku thotë se rreziku nga zjarret ende nuk ka kaluar, për shkak se temperaturat e larta po vazhdojnë ende, derisa në ndihmë sipas tij, po iu dalin edhe erërat e forta.