Live

Zjarri në një kafene në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

16:43 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një kafene në Ferizaj është përfshirë gjatë ditës së sotme nga zjarri.

Për këtë ngjarje ka raportuar Klankosova.tv më parë.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar rastin, duke theksuar se zjarri është lokalizuar, teksa shtoi se nuk ka persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua