Live

Zvogëlohen pritjet në Merdare, te Dheu i Bardhë vazhdon të jetë situatë e njëjtë

18:53 / 05 Janar 2025

Nga Kosova Live

Janë zvogëluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Prej tri orë sa ishin pritjet në MerdarE më herët, tash janë prej një orë e gjysmë deri në dy orë, ndërsa gjendja e njëjtë mbetet te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 2 orë e 20 minuta.

Në Muçibabë, vazhdojnë pritjet deri në një orë, kurse në Mutivodë janë deri në gjysmë ore.

Deri në gjysmë ore pritje ka edhe në Bërnjak, ndërsa në Jarinjë deri në 20 minuta, kurse nëpër pikat e tjera, pritjet janë deri në 5 minuta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...