Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, nesër do ta vizitojë Kosovën, në kuadër të vizitës së tij në tri shtetet e Ballkanit.
Zyrtari amerikan Verma do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenca përmes një komunikate për media ka njoftuar se takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:45.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, shkruhet në komunikatë.