Live

Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

10:20 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidentja  Vjosa Osmani ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka qëndruar në Shqipëri, ndërsa pritet ta vizitojë edhe Serbinë, raporton EO, transmeton Kosovalive.net.

Para se ta niste vizitat, zyrtari i lartë amerikan deklaroi se mezi pret të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit.

“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Verma në “X”, transmeton Kosovalive.net.

Për vizitën e tij ka njoftuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se gjatë vizitës së tij, ai do të diskutojë “për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...