Live

OSBE reagon me shqetësim pasi VV s’merr parasysh rekomandimet e ekspertëve të KiE e BE dhe miraton ligjin për KPM-në

15:24 / 11 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Misioni i OSBE-së në Kosovë në Kosovë përmes një komunikate për media kanë reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në. OSBE kanë thënë se janë të shqetësuar me disa aspekte të ligjit që është miratuar sot.

OSBE thotë se pavarësisht se janë dhënë rekomandime nga ekspertë ndërkombëtarë në emër të Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE-së për përafrim të ligjit me standardet, për fat të keq shumica s’janë marrë parasysh.

“Rekomandimet kryesore të ekspertëve të cilat nuk janë marrë parasysh kanë reflektuar shqetësime rreth dispozitave të reja të cilat do të kenë ndikim në përbërjen, rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së, si dhe në procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe kushtet e shërbimit për të zgjedhurit. Rekomandimet për rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së gjatë fushatave zgjedhore gjithashtu nuk janë marrë parasysh”, thuhet në reagim.

OSBE tutje thotë se zgjerimi i kompetencave të KPM edhe me mediat sociale dhe me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e pamjeve të dmëshme, ngrë shqetësime dhe ka implikime  në lirinë e shprehjes.

“Zgjerimi i juridiksionit të KPM-së në mediat sociale, i shoqëruar me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme, ngre shqetësime për proporcionalitetin dhe ka implikime të mundshme për lirinë e shprehjes”, thuhet në reagim.

Në fund Misioni i OSBE-së  thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në përafrimin e legjislacionit të saj për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.

“Do të jetë e rëndësishme që ligji i miratuar tani të jetë objekt i një shqyrtimi gjithëpërfshirës, ​​gjatë të cilit duhet të kërkohen pikëpamjet e ekspertëve kosovarë dhe ndërkombëtarë. Ndërkohë ne jemi të gatshëm si kurrë për të mbështetur KPM-në me këshilla të ekspertëve dhe ngritjen e kapaciteteve”, përfundon reagim

Shpërndaje në

U Kopjua