Shtetasit e Kosovës për “Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve” ia mësyen kufirit.
Moti me diell dhe dita e pushimi i gjeti ata në pritje dhe kolona të gjata në kufirin që ndan Kosovën nga Maqedonia e Veriut.
Ende pa u bërë ora 7:00, një radhë e gjatë veturash priste për të kaluar kufirin e Bllacës. Kontrolli i përbashkët kufitar me shtetin e Maqedonisë së Veriut nuk i zvogëloi pritjet e qytetarëve. Dikush zgjati kokën jashtë veturës për të parë edhe sa do të priste.
Greqia dhe Bullgaria ishin destinacionet e preferuara të kosovarëve.
Pati nga ata që u nisën drejt Bullgarisë vetëm për një drekë. Bullgarinë e zgjodhi edhe një familje nga Deçani.
Edhe pse vetë nuk është punëtor, qytetari thotë se këto ditë duhet protestuar.
Dikush tjetër zgjodhi t’ia festojë gruas ditëlindjen në Greqi.
Një banor i Ferizajt zgjodhi të shkojë në Greqi, ani pse tha se këto ditë duhet protestuar për të drejtat e punëtorëve.
Vizitat në Ohër nga qytetarët e Republikës së Kosovës nuk munguan.
E për një mërgimtar, Shkupi ishte destinacioni.
Ani pse kishte shumë vetura, shumë qytetarë u nisën drejt Maqedonisë me autobusë.
Teksa pjesa e kufirit për të hyrë në Maqedoninë e Veriut vlonte nga fluksi i pritjeve, në Kosovë nuk hyri as edhe një veturë, përveç asaj të Doganës.