Live

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14:34 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, teksa janë shëruar 12 pacientë.

Ndërsa, një pacient i prekur me COVID-19 është hospitalizuar.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 65 raste.

Mund të jetë një imazh i teksti

Shpërndaje në

U Kopjua