Një kontingjent prej 12 padive ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999, janë dorëzuar të enjten në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga ana e Zyrës për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë.
Përfaqësuesja e familjarëve, Shkëndije Hoda, theksoi se bashkë me këtë, kanë dorëzuar edhe dëshmi dhe dokumente të gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë, gjatë asaj periudhe.
“Sot sollëm edhe kontingjentin e 12 të kallëzimeve penale të cilat janë bërë nga vet dëshmitarët që kanë qenë prezentë qoftë në vrasje qoftë përdhunime ose krime të tjera të kryera nga forcat serbe”, tha Hodaj.
“Këto kallëzime penale nuk janë përralla janë ngjarje të kryera nga kriminelë serb”. Ne e dimë si shkojnë këto procedura gjyqësore, këto punë nuk shkojnë me shkop magjik, mirëpo duke e pas edhe ndihmën e Policisë, ne shpresojmë dhe jemi të bindur që edhe Prokuroria Speciale është e gatshme te kontribuojë në këto çështje”, theksoi Shkëndije Hodaj.