Live

17-vjeçari humb jetën nga aksidenti në Grazhdanik të Prizrenit

09:29 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Siç raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, aksidenti ka ndodhur, më 31 maj 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Xholi i Sherifit” që lidh fshatin Atmaxhë, transmeton Klankosova.tv.

Pas aksidentit, motoçiklisti i mitur u dërgua me urgjencë në QKUK të Prishtinës, dhe më 1 qershor 2025, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua