Live

18 tentativa, 18 dështime – Kuvendi në qorrsokak

11:25 / 19 Maj 2025

Nga Kosova Live

18 herë, 18 tentativa, 18 dështime.

Edhe sot, asgjë nuk ndryshoi në Kuvendin e Kosovës. E vetmja gjë që mund të bëjë ndonjë dallim janë minutat sa zgjati seanca, raporton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje, edhe në këtë seancë, nuk arriti ta çojë përpara procesin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit.

Seanca e radhës u caktua më 21 maj, nga ora  11:00.

Përkundër përpjekjeve dhe thirrjeve për bashkëpunim, bllokada institucionale vazhdon.

As takimi i fundit i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për të dalë nga ngërçi.

Disa liderë i kërkuan presidentes që të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën aktuale, por Osmani u shpreh se këtë hap do ta ndërmarrë vetëm nëse zvarritet edhe më tej konstituimi i Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua